Krahu për Pesha të Rënda

Përshkrimi

Krahu për Pesha të Rënda

Stivosja në krahë nuk ka kolona ballore që pengojnë vendosjen dhe tërheqjen e ngarkesave. Të gjithë nivelet janë të disponueshme për një mjet-pirun. Gjithanshmëria e sistemit tonë të stivosjes në Krahë e bën atë ideal për të gjithë llojet e ambienteve të punës: që nga artizanati deri te prodhimi në masë dhe që nga dyqanet D.I.Y te shpërndarësit me pakicë.

Ide magazinimi

Stivosja në Krah është ideale për të ruajtur artikuj të vështirë e të gjatë si shufra çeliku, gypa, tuba, pako me lëndë druri, mobilie, madje edhe pajisje shtëpiake. Produktet vendosen horizontalisht në krah dhe manovrohen manualisht ose duke përdorur mjetin-pirun apo vinça.

Konfigurimet e Krahut

Stivosja në krah është e disponueshme si në konfigurimet me një anë të vetme, edhe në ato me anë të dyfishtë. Rafti me anë të dyfishtë ofron kapacitet maksimal ruajtjeje në një kolonë të vetme qëndrore, ndërkohë që rafti me një anë është projektuar për t’u puthitur mirë pas murit.

Duke qenë të natyrës modulare, krahët shtesë, kolonat dhe mbërthyeset mund të shtohen si ndryshime të kërkesave të magazinimit.

Të gjithë aspektet e projektimit të produktit janë realizuar në përputhje me rekomandimet e normativave të FEM 10.2.09 dhe EN 1993-1-1:2005, Projektimi i Strukturave prej Çeliku.

Gama

Krahu për Pesha të Rënda

Sistemi i stivosjes në krahë përdor kolona dhe baza, së bashku me krahë horizontal me ndalesa në fund. Ato krijojnë një montim të plotë që pastaj mund të pozicionohen në hapësira të ndryshme duke përdorur setet e ndarësve horizontalë dhe mbërthyese diagonalë për të formuar një strukturë të kompletuar.

Stivosja në krah gjithashtu mund të instalohet në një vagon të lëvizshëm MOVO për punë të rënda. Ju lutem shikoni informacionet shtesë të sistemit të lëvizshëm nga Paletat tona Stivuese të Lëvizshme.

Avantazhet:

  • Është sistemi ideal për ruajtjen e mallrave të gjatë
  • Ruajtje e sigurt dhe e rregullt e produkteve të gjatë ose të mëdhenj
  • Shfrytëzim maksimal i hapësirës horizontale
  • I mirë si për përdorim të brendshëm edhe të jashtëm
  • Gjatësia e raftit dhe distanca mes profileve mund të përshtatet në varësi të ngarkesës
  • Çdo sistem është projektuar dhe fabrikuar sipas nevojave të përpikta të klientit
  • Kolonat, këmbët dhe krahët janë bërë me profile IPE euro
  • Programet teknologjike më të fundit janë përdorur për të siguruar një projektim efikas
  • Sistemi i krahëve është projektuar dhe fabrikuar sipas standarteve Europiane aktuale, të përcaktuara nga FEM
  • Menaxhimi i cilësisë është në përputhje me EN ISO 9001:2000 të aplikuar dhe certifikuara nga Tuv Rhineland.

Specifikimet

Krahu për Pesha të Rënda

Lartësitë:  deri në 12 m   (në varësi të profilit IPE)

Gjatësia e krahut:   deri në 2 m (mund të krijohen zgjidhje speciale për gjatësi më të mëdha)

Kolonat mund të vendosen në një maksimum prej 2 metra largësi (mund të krijohen zgjidhje speciale për gjatësi më të mëdha)

Kolonat dhe krahët janë të lyera me blu RAL 5010 si standart (ngjyrat e tjera mund të specifikohen)

Për instalimet e jashtme, vihet në dispozicion bojë e posatshme ose mund të ofrohet zgjidhja me galvanizim në të nxehtë kur është i pranishëm një ambient gërryes.