Raftet me Rresht të Ngushtë - Hi280

Përshkrimi

Raftet me Rresht të Ngushtë - Hi280

Sistemi i Rafteve Hi280 është fabrikuar nga çelik i para-galvanizuar në linja prodhimi plotësisht automatike. Projektimi i sistemit është bazuar në parimin e numrit minimal të komponentëve për të ofruar një proces montimi dhe rindërtimi të thjeshtë e të shpejtë.

Sistemi Hi280 me rresht të ngushtë është testuar, dimensionuar dhe miratuar sipas normave Europiane FEM.

Sistemet e rafteve me rresht të ngushtë përdoren kryesisht në magazina që funksionojnë 24 orë në ditë, të preferuara me vinça automatik. Avantazhi kryesor i një instalimi magazinimi me rresht të ngushtë është optimizimi i hapësirës së ruajtjes, kjo për faktin se vinçat që ecin mbi shina kërkojnë më pak manovrim krahasuar me manovrimin e mjetit-pirun tradicional.

Gama

Raftet me Rresht të Ngushtë - Hi280

Sistemi i Raftit Hi280 me rresht të ngushtë është i pakrahasueshëm me sistemet e tjera të përdorura në aplikimet me rresht të ngushtë. Thellësia e rafteve mund të variojë nga 300mm në 1000mm me lartësi deri në 15 m.

Thellësitë më të përdorshme janë 400mm ose 500mm në varësi të projektimit dhe përmasave të sipërfaqeve plastike që mbajnë ngarkesën. Projektimi i gjatësisë, është në parim, i palimituar.

Specifikimet

Raftet me Rresht të Ngushtë - Hi280

Një sistem raftesh në një instalim me rresht të ngushtë kërkon një gradë përpikmërie shumë të lartë dhe qëndrueshmëri të lartë. Hi280 përmbush këto kërkesa dhe për shkak të projektimit mund të instalohet në lartësi deri në 15 m dhe thellësi nga 300 – 1000 mm. Thellësitë më të përdorshme janë 400 ose 500 mm në varësi të përmasave dhe projektimit të sipërfaqeve dhe kutive që mbajnë ngarkesën. Gjatësia e një instalimi është, në parim, e palimituar.

Përmasat:
Thellësia: 300, 400, 500, 600, 800, 1000 mm
Gjatësia: 900, 1000, 1290, 1500, 1750, 2000, 2250, 2500 mm
Lartësitë standarte: 1000, 1600, 2100, 2300, 2500, 3000, 4600 mm

Ngarkesa:
Rafte nga 75kg në 400kg për raft UDL

Lustra: 
Komponentët e kornizës dhe rafteve janë fabrikuar në çelik të para-galvanizuar.