Sistem Raftesh Shumëkatësh - Hi280

Përshkrimi

Sistem Raftesh Shumëkatësh - Hi280

Sistemi i rafteve shumëkatësh HI280, me një kat të ndërmjetëm, është një ndërtim raftesh i ngritur mbi një ose më shumë nivele. Rafti i fundit është mbështetja për dyshemenë e ndërkatit. Kolonat janë rezistente dhe të dimensionuara në mënyrë që të mbajnë ngarkesën e dyshemesë sipër. Rafti i ndërtuar si instalim shumëkatëshe përdoret shpesh në magazina më të mëdha për pjesë rezervë ose kur kërkohet shpesh magazinim i artikujve të shumtë me një qarkullim të ulët.

Baza e një instalimi shumëkatësh është vetë rafti Hi280, i ndërtuar me kolona EK të bëra me çelik 1,2 mm të para-galvanizuar. Kolonat mund të jenë ose me gjatësi të plotë, ku ato mbështesin të dy nivelet e rafteve dhe vendkalimin e aksesit, ose teke, kur mbështesin raftet e poshtme dhe një ndërkat me njësi raftesh në qëndrim të lirë sipër.

PËRMIRËSIM I MAGAZINIMIT

Raftet shumëkatëshe HI280 ofrojnë kapacitet më të mirë magazinimi sesa raftet standarte në katin e poshtëm me një dysheme strukturore të ndërkatit sipër dhe me më shumë rafte në majë, kjo sepse nuk është nevoja për shtylla që të mbështesin dyshemenë e katit të dytë (kjo mbështetet në njësitë statike të rafteve HI280). Në sajë të dyshemesë relativisht të hollë prej rrjete çeliku shpeshherë mundësohet edhe një nivel i dytë, ku normalisht ndërtimi i një dyshemeje më të trashë të ndërkatit do ta pengonte. Dyshemeja më e hollë lejon përfshirjen e një niveli shtesë magazinimi.

EFIKASITET NË KOSTO

Ka një kursim shumë të konsiderueshëm në kostot e ndërtimit për një ndërtim shumëkatësh HI280 në krahasim me raftet standarte në dy kate dyshemeje, plus një dysheme e ndërkatit, meqenëse një kat mëvete nuk nevojitet të blihet dhe dyshemeja me raftin ndërtohen si një e vetme duke kursyer fuqi punëtore dhe kohë. Bashkë me hapësirën shtesë të magazinimit instalimet e rafteve shumëkatëshe HI280 mund të bëhen shpeshherë zgjidhja më ekonomike.

Gama

Sistem Raftesh Shumëkatësh - Hi280

Koncepti bazohet në sistemet e mirënjohura HI280 si instalim shumëkatësh me vendosjen e dyshemeve të ndërkatit. Projektimi kërkon kapacitet të lartë mbështetjeje të komponentëve individual në një instalim duke hapur mundësi të mëdha për të planifikuar magazinimin në një mënyrë optimale.

Volumi total mund të përdoret për ruajtje dhe manovrim. Artikujt me frekuencë të ulët ruhen në raftet e pozicionuara më lart ndërsa ato që qarkullojnë shpejt vendosen në raftet e poshtëm.

Instalimet shumëkatëshe ekzistojnë në shumë situata të ndryshme dhe janë një zgjidhje magazinimi e lidhur me shfrytëzimin maksimal të magazinës më shumë se çdo opsion tjetër.

Specifikimet

Sistem Raftesh Shumëkatësh - Hi280

Një instalim raftesh shumëkatëshe kërkon specifikime të kujdesshme meqenëse ngarkesat totale të përfshira mund të jenë të konsiderueshme. Për shkak të kësaj, projektimi i çdo instalimi shumëkatësh duhet të përllogaritet individualisht për të siguruar sigurinë më të lartë të mundshme.

Komponentët individual janë komponentët e rafteve standarte Hi280, por në sajë të kërkesave specifike dhe ngarkesave të mëdha të mundshme instalimi kompletohet me frena stabilizuese, edhe pse kjo mund të varet nga pesha e instalimit.

Orientimet si më poshtë:

Përmasa
Lartësia: deri në 15000 mm. Instalimi normal është mbi dy ose tre nivele duke përfshirë dyshemenë e poshtme. Megjithatë, për disa klientë janë krijuar edhe katër dysheme.

Madhësia
Ndërtimi i magazinës është shpeshherë faktori kufizues.

Kapaciteti i ngarkimit
Kapaciteti i ngarkimit të rafteve të sipërme është i njëjtë me atë të rafteve të poshtme baraz me 75 – 400 kg.
Megjithatë strukturat shumëkatëshe kanë nevojë të përllogariten dhe kontrollohen individualisht.