Sistem Raftesh i Lëvizshëm - Hi280

Përshkrimi

Sistem Raftesh i Lëvizshëm - Hi280

Sistemi i rafteve HI280 ka një gjithanshmëri të lartë kur kombinohet me bazat e lëvizshme Compactus®, duke ofruar sistem optimal magazinimi kompakt. Rafti i lëvizshëm përdoret për magazinim të pjesëve të vogla, duke manovruar gjithashtu  zgjidhje të llojeve të ndryshme arkivim magazinimi.

Sistemi i rafteve është i montuar në njësi të lëvizshme që ecën përgjatë shinave, këto njësi të lëvizshme i përshtaten thellësisë dhe gjerësisë sipas përmasave standarte të rafteve HI280.

Sistemet e rafteve kompakte mund të krijojnë një magazinim shumë të sigurt përderisa njësitë e lëvizshme mund të mbërthehen së bashku dhe aksesi i jepet një njeriu të vetëm i cili është i pajisur me kodin që do të hapë sistemin.

Rafti i lëvizshëm HI280 mund të përdoret për ruajtjen e pjesëve të vogla, kutive ose gomave.

Gama

Sistem Raftesh i Lëvizshëm - Hi280

Rafti i lëvizshëm HI280 fabrikohet nga çelik i para-galvanizuar për raftet, ndërsa të lëvizshmet bëhen me çelik të veshur me rrëshirë epoksi. Rrotat e bazës së lëvizshme ecin në shina ose të vendosura në dysheme ose të montuara direkt sipër një sipërfaqe ekzistuese. Pavarësisht ngarkesave të mëdha, deri në 15 ton, një rresht me rafte mund të lëvizet lehtësisht manualisht.

Gama e madhe e aksesorëve të shumëllojshëm brenda sistemit të raftit Hi280 e bën një instalim kompakt të thjeshtë për konfigurim.

Disponohen opsione elektronike për “komandim me prekje”; një prekje e lehtë e butonit në panelin e kontrollit është gjithçka nevojitet për të hapur radhën e kërkuar të raftit.

Sistemi i rafteve të lëvizshme Compactus® njihet për gradën shumë të lartë të besueshmërisë dhe cilësisë, si rrjedhojë e projektimit teknik dhe shërbimit miqësor të tij.

Specifikimet

Sistem Raftesh i Lëvizshëm - Hi280

Instalimet e rafteve të lëvizshme HI280 në një magazinë mund të dyfishojnë kapacitetin e ruajtjes. Ky është rezultati të kërkimit të vetëm një rreshti për akses dhe rreshtat “e eliminuar” përdoren për magazinim.

Ngarkesa maksimale për një radhë raftesh kur lëvizen manualisht është 40 ton. E barabartë me një bllok prej 20 kate raftesh të ngarkuara me 2000 kg për kat.

Një rresht raftesh, mund të ndërtohet në lartësi nga 1000 në 3000 mm dhe thellësi nga 300–500 mm. Kapaciteti i ngarkesës për raft është nga 75-400 kg. Funksionimi i një instalimi kompakt magazinimi bëhet manualisht ose elektronikisht duke përdorur një panel kontrolli të ndjeshëm ndaj prekjes. Rreshtat mes sektorëve, mund të pajisen me ndriçim automatik, i cili ndriçon vetëm rreshtin e hapur. Instalimi i përfunduar mund të pajisjet me një sistem qasjeje.