Njësia përzgjedhëse – Rrjedha e kutisë së kartonit

Përshkrimi

Njësia përzgjedhëse – Rrjedha e kutisë së kartonit

Rrjedha e kutisë së kartonit të Dexion është pjesë jetike në zinxhirin furnizues për komponentët në linjat e montimit dhe linjat e shirit të transportuesit. Një stacion përzgjedhjeje është i ndërtuar nga një raft i pajisur me akse rrulash të pjerrët që përdoren për të transportuar komponentët te stacioni i montimit. Mjetet me rrota mund të përdoren gjithashtu në magazine si pjesë e procesit logjistik të përgjithshëm. Duke ngarkuar nga një anë dhe duke shkarkuar në anën tjetër sipas parimeve FIFO (hyn i pari del i pari).

Sistemet rrjedha e kutisë së kartonit të Dexion janë ndërtuar ose si njësi të palëvizshme ose të pajisura me rrota të bllokueshme duke lejuar ndryshime të shpejta dhe të thjeshta në planimetrinë e magazinës. Ngarkimi dhe shkarkimi janë të ndarë në rreshta të ndryshëm dhe përzgjedhja mund të kryhet pa ndërprerje.

Raftet janë të adaptueshme dhe janë projektuar nga një pikëpamje ergonomike për të siguruar manovrim efikas për punonjësit.

Ruajtja në sistemet rrjedha e kutisë së kartonit ka avantazhe të mëdha ekonomike nga fakti se kartonat magazinohen me një dendësi të lartë paketimi, duke liruar hapësirë dyshemeje në krahasim me metodat e magazinimit tradicional, ndërkohë që gjithashtu reduktojnë distancat e udhëtimit dhe periudhat mes rafteve të mallit dhe përzgjedhjes ballore.

Gama

Njësia përzgjedhëse – Rrjedha e kutisë së kartonit

Sistemi rrjedha e kutisë së kartonit mund të ndërtohet si njësi “e vetme”, e lirë, me ose pa rrota ose e integruar në paletat stivuese, ndonjëherë në nivelet e ulëta poshtë magazinimit kryesor.

Opsioni për të adaptuar raftet dhe akset me rrota për t’iu përshtatur kërkesave të ndryshme e bën sistemin të përshtatshëm për pako me përmasa dhe peshë të ndryshme. Sistemi modular në kombinim me instalimin e thjeshtë dhe të shpejtë e bën rindërtimin e ndryshimeve sipas planimetrisë shumë të lehtë për përdoruesin.

Gjerësia e akseve mund të adoptohet në hapa me 11,55 mm. Mjetet me rrota janë të pajisura me shina udhëzuese në mënyrë që të thjeshtojnë ngarkimin. Ndarësit manovrojnë mallrat në një vijë të drejtë për të shmangur dëmtimet. Mjetet me rrota janë fabrikuar nga profilet e çelikut të galvanizuar dhe rrulat janë bërë me polietilen të cilësisë së lartë.

Baza e sistemit rrjedha e kutisë së kartonit është që të jetë modulare dhe lehtësisht e ndryshueshme. Numri i niveleve në rafte mund të adaptohet në varësi të metodave të manovrimit, manovrim manual apo me mjet-pirun i mallrave dhe pakove. Numri i përzgjedhjeve për njësi kohore është i pafundëm.