Paleta Stivuese të Lëvizshme

Përshkrimi

Paleta Stivuese të Lëvizshme

MOVO, zgjidhja për paletat stivuese të lëvizshme nga Dexion, është zgjidhja optimale për magazinim, duke ofruar magazinim të ngjeshur dhe duke ndihmuar në reduktimin e kostove për një ndërtim të ri ose mundësinë për të shfrytëzuar sa më mirë dhe me efikasitet hapësirën ekzistuese të një magazine.

Sistemi MOVO i paletave stivuese rezistente të lëvizshme elektronikisht i kontrolluar rrëshqet mbi shina të inkorporuara dhe mund të mbajë ngarkesa deri në 24 ton për kat, me lartësi katesh deri në 12 metra, me lëvizshmëri deri në 90 m të mundshme.

Kur akset individuale hapen, teknologjia e fundit e sensorëve dhe mundësitë e ndryshme të komandimit sigurojnë lehtësi në përdorim dhe siguri absolute.

Falë një shumëllojshmërie të madhe aksesorësh, MOVO është i përshtatshëm për çdo lloj mallrash të magazinuar dhe me siguri të garantuar funksionimi në temperatura të ulëta deri në -30° C e bëjnë atë ideal për përdorim në depo të ftohta.

Dobitë

  • Shfrytëzim maksimal i hapësirës së dyshemesë – vetëm një rresht funskional
  • Kursim deri në 40% të hapësirës së kërkuar nga paletat e zakonshme stivuese
  • Ndryshe rritje e kapacitetit të magazinimit deri në 80%
  • Shfrytëzim i mirë i hapësirës duke ndihmuar në reduktim të faturave të energjisë në dyqanet e ftohta
  • 100% akses individual në paleta
  • Projektim modular që përshtatet me çdo kërkesë
  • Siguri në përputhje me Direktivat Europiane 2006/42/EG dhe DIN EN 15095

Gama

Paleta Stivuese të Lëvizshme

Projektimi modular i sistemit MOVO nënkupton se është e lehtë të projektohet instalimi më efikas dhe më ekonomik për çdo situatë. Shinat, bazat dhe sistemi i kontrollit janë zgjedhur për t’u përshtatur sa më mirë të jetë e mundur me kërkesat dhe godinën tuaj. MOVO mund të përdoret si për mjetet-pirun për rreshtat e ngushtë edhe për mjetet-pirun standart për rreshtat e gjerë.

Përveç komandave standarte MOVO, ka një shumëllojshmëri metodash komandimi opsionale që mund të përdoren për të përshpejtuar veprimtarinë tuaj ose për të pasur kontroll të sigurt të materialeve.

MOVO mund të përshtatet sipas kërkesave tuaja të komandimit, që nga shtesa e thjeshtë e komandës me radio në pirun, deri të integrimi i plotë me rrjetin e sistemit ERP në magazinën tuaj.

Dallimi është në detaje…

  • kontrolli i ndriçimit – ndriçohet vetëm rreshti i hapur – kursen elektricitet
  • përzgjedhje e paracaktuar –hapen vetëm radhët e para zgjedhura – kursen kohë
  • komanda e natës – përmirëson qarkullimin e ajrit – ruan mallrat
  • pozicioni i spërkatjes – një mënyrë për mbrojtje kundër zjarrit – siguri e shtuar
  • pozicioni i materialeve – hapje pjesore  e disa radhëve për akses – lehtësi në përzgjedhje
  • telekomandim – funksionim i shpejtë dhe i thjeshtë – marrje më e shpejtë me pirun

Dhe gjithçka për dyqanet me temperatura të ftohta dhe normale, MOVO funksionon pa rrezik në temperatura -30 gradë celcius. Mund të përdoret edhe në -40 gradë celcius.

Specifikimet

Paleta Stivuese të Lëvizshme

Me më shumë se 9500 instalime në të gjithë botën, DEXION ka fituar përvojë në shumë dekada si sipërmarrës dhe prodhues i sistemeve të rafteve të rëndë të lëvizshëm. Bazuar në këtë përvojë mund të projektojmë MOVO-n tonë –Ssistemin e paletave stivuese të lëvizshme në mënyrën më optimale për kërkesat e klientëve tanë .

Përmbledhja e mëposhtme e të dhënave teknike tregon shumëllojshmërinë e aplikimeve të mundshme.

Ngarkesat dhe dimensionet:

Ngarkesat e katit: në varësi të sistemit, deri në 24 ton
Ngarkesa totale e një transporti: deri në 800 ton
(një projekt i kësaj shkalle është instaluar)
Gjatësia e vagonit: deri në 90m
Lartësia e raftit: deri në 12m
Gjerësia e katit: deri në 5000mm

 

Funksionet e komandave:

  • Udhëtim në rrugica
  • Funksionim me kontroll radio
  • Modaliteti i përzgjedhjes së porosisë
  • Ndezje automatike e dritave
  • Dy komanda të ndryshme kundër zjarrit
  • Pozicioni i natës
  • Modaliteti i qarkullimit
  • Pozicioni i spërkatjes
  • Komandë automatike WMS
  • Komandë automatike ERP
  • Telekomandim diagnostikues

Siguria:

Për çdo rresht:

  • Barrierë drite për vagonët e gjatë
  • Pajisje numërimi në mjetet-pirun
  • Paralajmërim akustik i lëvizjes
  • Pulsim me dritë LED gjatë lëvizjes
  • Ndalesa urgjente në secilin vagon

Mespërmes sistemit:

Në pjesën ballore të rreshtave të rafteve mund të instalohet një barrierë sigurie me rreze drite me rreze në tre lartësi të ndryshme.