Paleta Stivuese – Rrjedha e Paletës

Përshkrimi

Paleta Stivuese – Rrjedha e Paletës

Stivosja Rrjedha e Paletës, e njohur ndryshe si Ruajtja në Paleta Lëvizëse, është e përshtatshme për magazinim mallrash FIFO (hyn i pari del i pari) me një përqindje të lartë qarkullimi dhe kërkohet akses i shpejtë ndaj mallit, por përdor deri në 60% më pak hapësirë sesa magazina tradicionale me paleta stivuese.

Sistemi stivues Rrjedha e Paletës i Dexion, përdoret kryesisht kur një gamë e limituar mallrash, duhet të ruhet e stivosur në sasi të mëdha duke përdorur parimin hyn i pari-del i pari. Në ballinën e ngarkimit, paletat vendosen në korsi magazinimi dhe automatikisht rrotullohen përpara në transportues të pjerrët me rrota nën forcën e rëndesës. Shpejtësia e zbritjes së paletave në korsi është e kontrolluar nga një seri rrulash frenues dhe kur paletat mbërrijnë në ballinën e tërheqjes, arrijnë në një ndalesë të kontrolluar nga një ndarës i kombinuar ngarkimi dhe njësie fundore të ndaluar.

Kjo lloj teknologjie magazinimi, e cila përdoret shpesh në industrinë e pijeve ose si mjet amortizues magazinimi në industrinë prodhuese, kërkon vetëm dy radhë për mjetin-pirun, një për ngarkim dhe një për tërheqje.

Dobitë:

  • Deri në 60% më pak hapësirë dyshemeje se paleta stivuese
  • Veprimi hyn i pari-del i pari (FIFO) siguron rotacion automatik të mallit
  • Ballinat e posaçme për ngarkim dhe tërheqje nënkuptojnë se kërkohen vetëm dy rradhë për  mjetin-pirun
  • Shpejtësi më e lartë operimi brenda magazinës

Gama

Paleta Stivuese – Rrjedha e Paletës

Specifikimet

Paleta Stivuese – Rrjedha e Paletës

Sistemi Rrjedha e Paletës i Dexion është një zgjidhje dinamike magazinimi e bazuar në sistemet e paletave tona stivuese me module transportuesi të integruar.

Sistemi ofron një gamë të gjerë modulesh transportuesi për t’ju përshtatur shumë prej llojeve dhe përmasave të paletave.

Një sistem frenimi automatik siguron që lëvizja e paletës të jetë gjithmonë e sigurt nën kontroll. Paletat udhëtojnë pa problem në gjerësi të plotë ose në rrula me rreshta dysh.

Ndërkohë që paleta ballore hiqet në pjesa e përparme e raftit, paleta e fundit është mbajtur mbrapa me një pajisje të përshtatshme.

Përmasat Standarte:

Thellësia e kanalit: Varet nga numri i paletave

Gjerësia e kanalit:

  • 1000 mm (1 korsi)
  • 2000 mm (2 korsi)
  • 3600 mm (3 korsi)
  • Pesha bllokuese: deri në 12000 mm

Ngarkesa: Pesha e paletës: deri në 1200 kg

Lëmimi: Kolonat: të para-galvanizuara

Binarët: Të para-galvanizuara ose të lyera

Aksesorët: Të para-galvanizuara ose të lyera

Përmasat e tjera mund të fabrikohen sipas kërkesave të klientit dhe projektit.