Sistemi Palete Vajtje Ardhje

Përshkrimi

Sistemi Palete Vajtje Ardhje

Sistemi i paletave vajtje ardhje Dexion është një zgjidhje magazinimi gjysmë-automatike për manovrimin e mallrave brenda kanaleve, i ngjashëm me strukturën e fut brenda. Sistemi i paletave vajtje ardhje largon nevojën që mjetet-pirun të futen mes rreshtave dhe ndaj ofron një zgjidhje magazinimi efektive në kosto dhe kursyese në kohë.

  • Sistem efikas i magazinimit kompakt për magazina me nivele të ulëta SKU (njësi për mbajtjen e mallit)
  • Optimizim i fazave të magazinimit, ngarkimit dhe shkarkimit
  • Nivel i ulët rreziku ose stresi për stafin operativ të magazinës
  • Nivel i ulët rreziku ose dëmtimi për pajisjet – makineritë e ngarkimit dhe raftet, falë lëvizjes ballore të magazinës
  • Largon nevojën për mjet-pirun të specializuar

I gjithë manovrimi i mallrave brenda kanaleve kryhet duke përdorur Paletën Vajtje Ardhje që komandohet në largësi nga përdoruesi. Drejtimi i paletave jashtë rafteve kryhet duke përdorur mjete-pirun standarte. Si pasojë kjo largon nevojën që një mjet-pirun të hyjë në kanalin e magazinimit.

Paletat janë vendosur mbi një Paletë Vajtje Ardhje (një karrocë paletash me bateri) e cila mban paletat nëpër rafte.

Sistemi i paletave të lëvizshme mund të funksionojë si FIFO ose si LIFO, pra është një alternativë shumë efikase përkundrejt magazinimit të drejtpërdrejtë dhe Stivosjes Fut Brenda në situate të tilla si:

  • Magazinë e ftohtë
  • Prodhim ushqimi
  • Përpunim mishi
  • Prodhim dhe shpërndarje pijesh
  • Të gjithë përdoruesit e stivosjeve Fut Brenda / Fut Përmes

Gama

Sistemi Palete Vajtje Ardhje

Sistemi i Paletave Vajtje Ardhje Dexion do t’ju kursejë si kohë ashtu dhe hapësirë, gjë e cila në botën e logjistikës që ecën me shpejtësi barazohet me kursimin e parave.

KURSIM KOHE + KURSIM HAPËSIRE = KURSIM PARASH

Ka shumë përfitime me Sistemin e Paletave Vajtje Ardhje:

  • Kapacitet magazinimi i shtuar
  • Optimizim i fazave të ruajtjes, ngarkimit dhe shkarkimit
  • Shpejtësi të larta funksionimi
  • Siguri e mirë (mirëmbajtje minimale për mjetin Autosat® Vajtje Ardhje dhe thuajse aspak për stivosjen)
  • Numër i reduktuar i operatorëve
  • Numër i reduktuar i mjeteve-pirun të nevojitur
  • Asnjë nevojë për mjete-pirun të specializuar
  • Kosto operative të reduktuara

Kursimi i kohës është i qartë sepse nuk nevojitet që një mjet-pirun të hyjë në kanalin e magazinimit. Koha e kërkuar për të pozicionuar përsosmërisht paletat në ballinën e përzgjedhjes ose për marrjen e paletave manovrohet automatikisht nga Sistemi i Paletave të Lëvizshme, ndaj shpejtësia rritet ndjeshëm.

Të kursesh hapësirë është e rëndësishme. Përderisa nuk nevojitet që mjeti-pirun të aksesojë rreshtin, të gjithë kanalet mund të shfrytëzohen plotësisht, kurdoherë, duke siguruar hapësirë magazinimi ekstra. Sistemi i Paletave Vajtje Ardhje ofron dendësi të lartë dhe një metodë magazinimi më efikase.

Specifikimet

Sistemi Palete Vajtje Ardhje

Paleta Vajtje Ardhje, e fuqizuar nga një bateri me jone litiumi, lejon depozitimin me dendësi të lartë të materialeve të ngarkuara në paleta në një sistem stivosje të stilit fut brenda. E pozicionuar në një kanal, Paleta Vajtje Ardhje mund të marrë, të depozitojë dhe të riorganizojë paletat me saktësi të lartë.

Paleta Vajtje Ardhje do të kthehet automatikisht në pikën fillestare sapo të fillojë të pakësohet jetëgjatësia e baterisë, duke i lejuar operativët të instalojnë një bateri rezervë të mbushur ose ta zëvendësojnë atë me një njësi të dytë. Kjo garanton që mjeti nuk do të ndalojë në mes të rrugës brenda sistemit të rafteve.

Paleta Vajtje Ardhje është një makineri me vulën CE e prodhuar dhe e montuar në Itali.

Paleta Vajtje Ardhje mundësohet në modele të ndryshme, të projektuara për konfigurime të ndryshme palete.

Mund të konfigurohet për:

  • mjedis ambjenti (0 to 45° C)
  • mjedis të ftohtë (-1 to -30°C)

 

MODELET E PALETËS VAJTJE ARDHJE:

Modelet

Ngarkesa Max.

(kg)

Thellësia e Paletës

(mm)

Gjerësia e Paletës

(mm)

SAT.0812.ST.LTH

1500

800

1200

SAT.1210.ST.LTH

1500

1200

1000

SAT.1012.ST.LTH

1500

1000

1200

SAT.1111.ST.LTH

1500

1100

1100

SAT.1112.ST.LTH

1500

1100

1200

SAT.1165.ST.LTH

1500

1165

1165

SAT.1212.ST.LTH

1500

1200

1200

 

PERFORMANCAT E AUTOSAT-it:

Shpejtësia me ngarkesë (m/min)

30-33

Shpejtësia bosh (m/min)

63-66

Amplituda e funksionimit (h)

10-12-16

 

BATERIA:

Lloji

Jone Litiumi MNC

Voltazhi (V)

24

Kapaciteti (Ah)

53

Pesha (kg)

~13

Fuqia e stacionit mbushës (Vac/Hz)

EU 240/50

Koha e mbushjes 80% (h)

3

Koha e mbushjes 100% (h)

5.5

Jetëgjatësia e baterisë (me përdorimin e duhur)

min. 900 cikle mbushje

Sasia e baterive në bord

1

 

TELEKOMANDIMI:

Lloji

RF

Ekrani

O-Led

Mbrojtja

IP65

Fuqia

Bateri me Litium

Mbushja e baterisë

500 mAh – 4.8 V

Konsumimi max. gjatë transmetimit (mA)

55

Konsumimi max. gjatë marrjes (mA)

50

Në pritje pasi nuk është përdorur (min)

3

Jetëgjatësia e baterisë (at 20°C) pa ndërprerje (h)

10 h pa ndërprerje
1300 h në pritje