Paleta Stivuese Standarde P90 me rreshta të gjerë

Përshkrimi

Paleta Stivuese Standarde P90 me rreshta të gjerë

Ende forma më e përdorur e magazinimit në kate: Vendosja në paleta stivuese standarde ofron akses të pakufizuar për të gjithë paletat. Paletat e vendosura në raftet e gjera nuk janë objekt i ndonjë kufizimi në planimetri dhe arrihen lehtësisht kurdoherë.

DOBITË

  1. Adaptim i përkryer
  2. Përshtatje e lartësisë deri në 50mm
  3. Lartësi deri në 30m
  4. Thellësi dhe gjerësi të ndryshueshme
  5. E përshtatshme për të gjithë llojet e magazinimit
  6. Sipas standardeve të projektimit EN, FEM, SEMA, DIN, INSTA

Edhe në një projekt magazinimi të teknologjisë së fundit, sistemi standard i paletave stivuese, mbetet ende forma më e përdorshme e magazinimit në paleta.

Kompanitë industriale dhe logjistike vlerësojnë gjithanshmërinë e paletës tonë stivuese të cilat mund të montohen si rafte me thellësi teke ose dopio.

Të disponueshme deri në 30m lartësi, me thellësi dhe gjerësi të ndryshueshme, rafti Dexion P90 përputhet përsosmërisht në hapësirën në dispozicion dhe është i përshtatshëm për të gjithë llojet e paletave - Euro, Chep, për paletat njëpërdorimshme ose fikse, për kanistrat metalike ose koshat e mbeturinave.

Paletat e vendosura në raftet e gjera nuk janë objekt i ndonjë kufizimi në planimetri, por arrihen lehtësisht kurdoherë.

Gama

Paleta Stivuese Standarde P90 me rreshta të gjerë

Përshtatje optimale

Pavarësisht nëse përdorni paleta Euro, Chep, njëpërdorimshme ose fikse, kanistrat metalike apo koshat e mbeturinave për magazinim – paleta stivuese Dexion P90 përshtatet lehtësisht me formatet e nevojshme për sa i përket gjerësisë, thellësisë dhe lartësisë.

Qëndrueshmëri e lartë

Falë metodës së ndërtimit veçanërisht të qëndrueshëm dhe punimit me cilësi të lartë, raftet arrijnë deri në 30 metra lartësi dhe ngarkesa maksimale deri në 30 ton për çdo kat nuk paraqet asnjë problem për sistemin P90 të paletave stivuese Dexion. Për më tepër, të gjithë elementët P90 janë të mbrojtur përjetësisht nga gërryerjet për të garantuar një shërbim afatgjatë të sistemit tuaj – që nga korniza, deri te elementet më të vogla.

Aksesorë gjithëpërfshirës

Me aksesorët e duhur nga gama jonë e gjerë, mund të përshtatni përsosmërisht çdo sistem paletash stivuese sipas veçantisë së nevojave tuaja. Ashtu si binarët, mbështetëset anësore dhe raftet e ndryshme, një numër i madh me elemente sigurie janë gjithashtu të disponueshme.  Për më tepër, mund të zgjidhni nga një gamë e gjerë artikujsh për të shënjuar dhe pajisur sistemet e rafteve të veçanta stivuese.

Absolutisht të sigurt për të ardhmen

Nëse duhet të ruani mallra të ndryshëm në të ardhmen, kjo nuk përbën aspak problem. Sido që të zhvillohen kërkesat tuaja në të ardhmen – sistemi i paletave stivuese P90 do të përshtatet për t’i plotësuar ato. Me metodën e ndërtimit modular, përmasat e kateve mund të ndryshohen lehtësisht. Dhe gama e gjerë e aksesorëve garanton një sistem të pajisur përsosmërisht edhe kur nevojiten ndryshime.

Specifikimet

Paleta Stivuese Standarde P90 me rreshta të gjerë

Sistemi i paletave stivuese Dexion P90 është projektuar në përputhje me përmasat e standartizuara të paletave për të siguruar shfrytëzimin optimal të hapësirës në dispozicion.

Ekzistojnë tre stile binarësh për Paletat Stivuese P90; Binarë Katror të Hapur ose të Mbyllur dhe I-Binarë ekologjikë.

Klikoni këtu për më shumë infomacion mbi I-Binarë

Dimensionet standarte:

Thellësia: 800, 1000, 1100, 1200 mm
Gjatësia: nga 1500 mm në 5000 mm
Lartësia: nga 1500 mm në 30000 mm

Ngarkesa:

Ngarkesa për nivel: deri në 5000 kg
Ngarkesa për kat: deri në 30000 kg

Lustra:

Kolonat: të para-galvanizuara
Binarët: të para-galvanizuara ose të lyera
Aksesorët: të para-galvanizuara ose të lyera

 

Dimensionet e tjera të rafteve Dexion mund të fabrikohen sipas kërkesave të klientit dhe projektit.