Rreth nesh

  • Rreth nesh

Rreth nesh

Dexion –lider botëror në zgjidhjet e magazinimit

Grupi Constructor AS është një prodhues lider në shumicën ose gjithë shtetet Europiane dhe siguron zgjidhje magazinimi komerciale dhe industriale të cilësisë së lartë, të cilat i tregton në të gjithë Europën nën markat Constructor, Bruynzeel, Kasten, Dexion dhe PSS.

Nën pronësinë e Altor Funds II që nga viti 2007, Grupi Constructor është siguruesi i tretë më i madh i zgjidhjeve të magazinimit për sektorin industrial në Europë dhe më i madhi në sektorin komercial.

Produktet tona variojnë nga paleta stivuese inovative dhe teknologjia e rafteve deri te zgjidhjet e magazinimit në zyra dhe arkiva. Brenda grupit ne kemi vite përvojë dhe ekspertizë të cilën e përdorim në bashkëpunim me klientët tanë për të ofruar zgjidhjet më të mira.

Ne dorëzojmë më shumë sesa thjesht produkte dhe mund të sigurojmë një paketë të plotë shërbimesh, duke përfshirë konsultimet, planifikimet dhe mirëmbajtjen, qoftë nëse kërkesat janë për përshtatjen me një magazinë ose qendrën e shpërndarjes, apo zgjidhjet e rafteve për një muze, zyrë apo librari.

Cilatdo qofshin kërkesat tuaja, Grupi Constructor mund të kontribuojë vërtetë për të përmirësuar biznesin tuaj duke ofruar një ambjent pune dhe magazinimi të cilësisë së parë.

Struktura – Vende dhe Njerëz

Me një xhiro prej rreth 330 milion euro, me mbi 1200 punonjës dhe godina moderne prodhimi të vendosura në mënyrë strategjike në tregjet e Rusisë, Rumanisë, Hollandës, Gjermanisë dhe Finlandës, Grupi Constructor është një forcë udhëheqëse në industrinë e magazinimit. Grupi ka një prani të fortë lokale në të gjithë Europën po ashtu edhe rrjet shitjesh në pjesën tjetër të botës duke përfshirë Afrikën, Lindjen e Mesme, Amerikën e Veriut dhe të Jugut.