Dexion është i përkushtuar plotësisht për të minimizuar ndikimin ambiental të të gjithë veprimtarive të tij. Duke adoptuar praktika të qëndrueshme dhe duke u përpjekur të përmirësojë vazhdimisht ndikimin që kemi në ambient, përpjekjet tona shpërblehen me akreditimin ISO 14001.
Besojmë se ndërmarrja e një përqasje të qëndrueshme ka ndikim pozitiv në performancën tonë dhe përmirëson rentabilitetin duke arritur një kosto bazë më të ulët, marrëdhënie më të mira me aksionerët dhe inovacion më të madh.
Ne sigurohemi që forca punëtore të jetë e vetëdijshme për efektet e veprimeve të tyre në ambient dhe i kërkojmë çdo punonjësi të veprojë në një mënyrë të përgjegjshme për ambientin. Atyre u kërkohet të kontribuojnë në qëndrueshmërinë e kompanisë duke përdorur energjinë, ujin dhe materialet e papërpunuara më efektivisht, duke optimizuar kështu përdorimin e burimeve tona natyrore.
Vendimi ynë për të arritur standartin ISO 14001 të menaxhimit ndërkombëtar, tregon përkushtimin tonë për të reduktuar gjurmët e karbonit. Akreditimi ofron një strukturë të qartë dhe efektive për menaxhimin e pajtueshmërisë dhe identifikimin e mundësive të tjera për përmirësim.
Produktet tona thelbësore janë të bëra kryesisht me çelik, një nga materialet e papërpunuara më të riciklueshme në botë, megjithatë gjatë proceseve të prodhimit është e pashmangshme nxjerrja e disa mbetjeve. Si e tillë ne sigurohemi që materiali i mbetur të kthehet për ripërpunim dhe të gjithë nën produktet janë ricikluara, ku është e mundur.
Politika ambientale e Dexion evoluon vazhdimisht ndërsa ne kërkojmë mënyra të reja dhe inovative për të punuar më efektivisht dhe në harmoni me ambientin.