Strukturat e dyshemesë së ndërkatit ME250
Dyshemeja e ndërkatit ME250 e Dexion lejon një krijim efikas në kosto për hapësirë dyshemeje shtesë në ndërtesat ekzistuese. Të bukura në thjeshtësi kolonat dhe binarët e Dexion ME250 me strukturë të lehtë mund të ndërtohen për t’u bërë disa nga dyshemetë më të mëdha rezistente. Me ngarkesë standarte deri në 1000 kg/m2 dhe një gjatësi deri në 10 metra, Dexion ME250 është shumë-funksional thuajse për të gjithë përdoruesit.
E kompletuar me një shkallë të cilësisë së lartë, parmakë të fortë dhe tre lloje të ndryshme portash palete, një dysheme Dexion ME250 mund të jetë një zgjidhje ekonomike në krahasim me ndërtimet prej betoni. Një dysheme e ndërkatit Dexion është gjithashtu totalisht e çmontueshme dhe e ripërdorshme.
Dyshemeja e ndërkatit Dexion ME250 është:
- Një zgjidhje më ekonomike se betoni
- E lehtë për t’u ndërtuar
- E çmontueshme dhe e ripërdorshme
- E lehtë për t’u ngritur në ndërtesa ekzistuese
- Transparente ndaj dritës (dysheme me rrjetë çeliku)
- Me qëndrim të lirë (Asnjë peshë shtesë në kolonat e ndërtesës)
- Presion shtesë minimal në dyshemenë e themelit
Me dysheme të ndërkatit, dysheme raftesh HI280 ose dysheme paletash stivuese P90 ka disa mundësi kur vjen puna të zgjidhni llojin e dyshemesë.
Tensioni i ndriçimit, çdo kërkesë në lidhje me zjarrin dhe nëse duhen përdorur vagonë paletash në dysheme apo jo, janë të rëndësishme.
Dysheme kompensate (trashësia 38 mm.)
Zgjidhje e përballueshme dhe e sigurt. Si opsion ofrohet edhe me lyerje të bardhë për reflektim optimal të dritës. Sipërfaqja e sipërme është ose kompensatë standarte ose mund të lëmohet me një shtresë kundër rrëshqitjes apo dekorim.
Dysheme me rrjetë çeliku
Dyshemetë me rrjetë çeliku kanë avantazhin të lejojnë dritën natyrore të ditës të kalojë përmes duke rrezatuar dhe ndriçuar zonën poshtë saj.
Zjarrfikësit mund të specifikojnë dysheme rrjete të hapur në kombinim me oxhakë për tymin dhe sistemet e spërkatjes.
Dyshemetë me rrjetë çeliku janë shumë të forta, rezistojnë gjatë dhe mund të përdoren në kombinim me vagonët e paletës kur përdoret një rrjetë e hollë.