Skip to main content

Rrjedha e Paletës

Stivosja Rrjedha e Paletës, e njohur ndryshe si Ruajtja në Paleta Lëvizëse, është e përshtatshme për magazinim mallrash FIFO (hyn i pari del i pari) me një përqindje të lartë qarkullimi dhe kërkohet akses i shpejtë ndaj mallit, por përdor deri në 60% më pak hapësirë sesa magazina tradicionale me paleta stivuese.

Sistemi stivues Rrjedha e Paletës i Dexion, përdoret kryesisht kur një gamë e limituar mallrash, duhet të ruhet e stivosur në sasi të mëdha duke përdorur parimin hyn i pari-del i pari.

Në ballinën e ngarkimit, paletat vendosen në korsi magazinimi dhe automatikisht rrotullohen përpara në transportues të pjerrët me rrota nën forcën e rëndesës. Shpejtësia e zbritjes së paletave në korsi është e kontrolluar nga një seri rrulash frenues dhe kur paletat mbërrijnë në ballinën e tërheqjes, arrijnë në një ndalesë të kontrolluar nga një ndarës i kombinuar ngarkimi dhe njësie fundore të ndaluar.

Kjo lloj teknologjie magazinimi, e cila përdoret shpesh në industrinë e pijeve ose si mjet amortizues magazinimi në industrinë prodhuese, kërkon vetëm dy radhë për mjetin-pirun, një për ngarkim dhe një për tërheqje.

Dobitë:

  • Deri në 60% më pak hapësirë dyshemeje se paleta stivuese
  • Veprimi hyn i pari-del i pari (FIFO) siguron rotacion automatik të mallit
  • Ballinat e posaçme për ngarkim dhe tërheqje nënkuptojnë se kërkohen vetëm dy rradhë për  mjetin-pirun
  • Shpejtësi më e lartë operimi brenda magazinës

Thellësia e kanalit: Varet nga numri i paletave

Gjerësia e kanalit:

  • 1000 mm (1 korsi)
  • 2000 mm (2 korsi)
  • 3600 mm (3 korsi)
  • Pesha bllokuese: deri në 12000 mm

Ngarkesa: Pesha e paletës: deri në 1200 kg

Lëmimi: Kolonat: të para-galvanizuara

Binarët: Të para-galvanizuara ose të lyera

Aksesorët: Të para-galvanizuara ose të lyera

Përmasat e tjera mund të fabrikohen sipas kërkesave të klientit dhe projektit.